Brooklyn kryeson 3-2 në serinë e gjysmëfinaleve kundër Bucks dhe i mungon një fitore për të siguruar finalen
Brooklyn Nets është vetëm një fitore larg finales në Konferencën e Lindjes në NBA.
Edhe pse me mungesa të rëndësishme, skuadra e Brooklyn arriti të fitojë 114-108 ndaj Miluake Baks, duke udhëhequr 3-2 serinë e gjysmëfinaleve.
U dallua në parket Kevin Durant, që e mbylli me një “triple double”, me 49 pikë, 17 rebound e 10 asist.
Mirë u paraqit edhe Jeff Green me 27 pikë, ndërsa James Harden, që rikthehej pas dëmtimit, realizoi vetëm 5 pikë 8 asist dhe 6 ribaund.
Nets u mungonte Irving për shkak dëmtimi, por kjo nuk ndikoi.
Diferenca prej 22 pikësh duket qartë për domonimin e vendasve, që u shfaqën krejt ndryshe nga ndeshja e fundit. Nga ana tjetër, Milwaukee Bucks nuk arriti të përfitojë nga mungesat e ekipit rival.
Antete-kumpo bëri detyrën, duke realizuar 34 pikë e 12 rebound dhe 4 asist, por gaboi në momentet e fundit, duke humbur një shans të artë.
Klan News