Brooklyn kryeson 3-2 në serinë e gjysmëfinaleve kundër Bucks dhe i mungon një fitore për të siguruar finalen

Brooklyn Nets është vetëm një fitore larg finales në Konferencën e Lindjes në NBA.

Edhe pse me mungesa të rëndësishme, skuadra e Brooklyn arriti të fitojë 114-108 ndaj Miluake Baks, duke udhëhequr 3-2 serinë e gjysmëfinaleve.

U dallua në parket Kevin Durant, që e mbylli me një “triple double”, me 49 pikë, 17 rebound e 10 asist.

Mirë u paraqit edhe Jeff Green me 27 pikë, ndërsa James Harden, që rikthehej pas dëmtimit, realizoi vetëm 5 pikë 8 asist dhe 6 ribaund.

Nets u mungonte Irving për shkak dëmtimi, por kjo nuk ndikoi.

Diferenca prej 22 pikësh duket qartë për domonimin e vendasve, që u shfaqën krejt ndryshe nga ndeshja e fundit.  Nga ana tjetër, Milwaukee Bucks nuk arriti të përfitojë nga mungesat e ekipit rival.

Antete-kumpo bëri detyrën, duke realizuar 34 pikë e 12 rebound dhe 4 asist, por gaboi në momentet e fundit, duke humbur një shans të artë.

Klan News