Fiorin Durmishaj shënoi në Kupën e Greqisë duke shtyrë në ndeshjen e dytë çështjen e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar i Panioniosit realizoi me penallti, duke barazuar rezultatin në 1 – 1 në fushën e Pas Janinës.

Andi Lila, i cili u aktivizua si titullar, pati mundësi shënimi për ekipin vendas. Përballja e kthimit do të luhet më 22 Janar për të vendosur ekipin që do të kalojë në çerekfinalet e Kupës së Greqisë.

Tv Klan