Kanabis SativaNjë rrjet i mirëstrukturuar i trafikut të drogës që operonte në plazhin e Durrësit u godit nga policia në një aksion në Urën e Dajlanit. 7 persona u arrestuan dhe 115 kg kanabis u sekuestruan. Ngarkesa me vlerë rreth 120 mijë euro kishte si destinacion qytetet Bergamo dhe Milano në Itali.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy pesona të tjerë. Grupi kriminal mbahej nën vëzhgim prej dy muajsh nga Prokuroria e krimeve të Rënda dhe strukturat antitrafik të policisë së Durrësit.

Nga hetimet ka rezultuar se droga sigurohej në Lazarat dhe më pas me anë të 4 automjeteve transportohej drejt Durrësit, për tu magazinuar në dy banesa në zonën e plazhit.