RAMA-DUrresRAMA-DUrresDurrësi do të ketë një impiant të ri të furnizimit me ujë të pijshëm. Qeveria dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve për qytetin bregdetar. Elen Goldstein ka shprehur kënaqësinë që pikërisht kjo është marveshja e parë që nënshkruan në Shqipëri si Drejtorja e Bankës Botërore.

Bashkë me impiantin e ujërave të zeza, pritet që Durrësi të jetë një qytet krejt i pastër dhe një zonë turistike e gjitha për tu shfrytëzuar. Kryeministri i vendit, Edi Rama, premtoi se gjatë mandatit qeverisës do të reformohet rrënjësisht sistemi i ujërave në të gjithë Durrësin.

Ai madje premtoi se qeveria e drejtuar prej tij do të punojë për mirqënien e të gjithëve pa dallime partiake.

 

 Redaksia/TvKlan/E.Todhe