Një prezencë e shtuar e forcave të policisë është vërejtur mbrëmjen e sotme në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.

Sipas burimeve jozyrtare dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.

/tvklan.al