Durrës/I moshuari hyn në det dhe pëson arrest kardiak

Durrës/I moshuari hyn në det dhe pëson arrest kardiak

12:55 11/06/2019

Një i moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme rreth orës 11:20, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”. Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak./tvklan.al

 

Të ngjashme
UKT