Në qytetin bregdetar të Durrësit sot ka përfunduar shkarkimi i anijes “San Marko” e cila nga Bari i Italisë ka mbartur kontigjentin më të madh të ndihmave të sjella deri më sot nga brigjet italiane. Janë ndihma të Ushtrisë Italiane dhe Zvicerane për të ardhurit nga Kosova dhe që i shërbëjnë emergjencës.

Në hambarin e anijes ushtarake gjendeshin 5600 çadra, rreth 18 autobuze si dhe pajisje të tjera. Sipas Prefektit Cukalla aktualisht në këtë rreth janë përcaktuar 8 pika vendosjeje ndërkohë që në Bishtin e Pallës vazhdojnë përgatitjet për ngritjen e nje kampingu që do të zërë deri në 10 mijë vetë. Në këtë rreth janë sistemuar rreth 3000 të ardhur ndërkohë që priten dhe 1500 të tjerë.

Aktualisht janë mjaft probleme evidente që lidhen me ushqimin, sistemimin dhe kushtet e tjera të domosdoshme për një kamping të tillë. Burime të Portit bëjnë të ditur se në orët e ardhshme priten ndihma të tjera nga Italia. Ndërkohë që aktulisht në Durrës vazhdohet të bëhet i njohur kontributi dhe ndihmesa e subjekteve private, firmave dhe personave fizik për ndihmesën e të ardhurve nga zona veriore./tvklan.al

Gazetar : Aleksandër Çipa