vrasja_DurresNjë krushqi e prishur mes familjeve Hoxha e Ndoj në periferi të Durrësit ka arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi në lagjen e ish-Kënetës paraditen e së shtunës.

Shkak është bërë ndarja e Julian Hoxhës me të fejuarën e A.N për shkak të mosmarrëveshjeve. Juliani sëbashku me të atin Përparim Hoxhën shkuan në shtëpinë e Andon Ndojit duke kthyer nusen. Por ky akt ka nxitur reagime të ashpra mes dy familjeve për shkakat të ndarjes. Nga burime në vendngjarje mësohet se në debat e sipër 50-vjeçari Andon Ndoji qëlloi me çifte babë e bir.

Dy të plagosurit  u dërguan me urgjence në spitalin e Durrësit. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve 52-vjeçari Përparim Hoxha ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve 24 vjeçari Julian Hoxha. Policia tha se arrestoi autorin e ngjarjes si dhe sekuestroi armën e krimit.