Durrës – Yzedin  Shallari  që mbeti i plagosur në  ngjarjen e pak minutave më parë në Durrës, raportohet se ka ndërruar jetë në Spital.

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit. Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sherri me thika.  

Sipas burimeve të policisë ka qenë një telefonatë e Spitalit  Rajonal Durrës, që ka njoftuar se kanë mbërritur në spital Yzedin  Shallari rreth 60 – vjeç dhe  Eduard Xhaferri  50 – vjeç të cilët kishin marrë plagë me mjet prerës thikë.

Konflikti mësohet se nisi nga 40 – vjeçari Lulëzim Qeme dhe ka ndodhur për motive të dobëta.

Për pasojë Lulëzim Qeme ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Yzedin  Shallari ka ndërruar jetë pak më vonë në Spitalin Rajonal të Durrësit./tvklan.al