Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një i vrarë me armë zjarri dhe një i mbytur në det. Nuk ka kaluar e qetë e diela e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Edhe pse temperaturat shënonin maksimumin e termometrit jo të gjithë durrsakët e kanë kaluar ditën e qetë në plazh. 20-vjeçari Genc Nikaj dje rreth orës 15 është qëlluar me pistoletë dhe vdes pas disa orësh në spital. Policia durrsake ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili nuk është kapur ende. Një konflikt i vëllait të viktimës Gencit me motrën e autorit të vrasjes, në Greqi pak kohë më parë ka qenë dhe shkaku i krimit të djeshëm.

Ndërsa rreth darkës në breg të detit policia ka gjetur trupin pa jetë të 35-vjeçarit Seit Kumbulla, i cili është mbytur në det./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj