Një sherr ka degraduar në përdorimin e mjetit prerëse (thikë), ku si pasojë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një 24- vjeccar.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se në pranga ka rënë Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e premte në lagjen Nr.14  Durrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit R. A.  24 vjeç, banues në Durrës.

I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

/tvklan.al