Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tre të mbytur dhe një i vrarë brenda dy ditësh në ujrat e Adriatikut, në qytetin e Durrësit. I pari që ështe gjetur i mbytur afer në kalatat e Portit të Durrësit ishte nje shtetas grek. 45-vjeçari Panagnotis Kafoni, kapiteni i anijes “Santa Barbara” i ankoruar prej një muaji është gjetur i mbytur nga një peshkatar durrsak.

Kafoni qëndronte i vetëm në anije pasi ekuipazhi i tij kishte shkuar në Greqi për pushimet vjetore. Pas kqyrjes që ju bë kapitenit grek në morg nuk u vërejtën shenja dhune apo plage me armë zjarri dhe anija rezultoi e paprekur.

Ndërsa sot në mëngjes dy peshkatarë durrsake të cilët po peshkonin jo shumë larg Portit, kanë gjetur vdekjen pasi ranë në ujrat e Adriatikut duke u mbytur. Dy të mbyturit janë nxjerrë në breg nga tre shokët e tyre që ndodheshin në barkë. Me gjithë ndërhyrjen e motovedetave fatkeqesia nuk është evituar dot.

Në Durrës një 23-vjeçar nga lagjia “Çlirimi” ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një përleshje me arme zjarri në nje lokal të qytetit. Sipas Policisë së Durrësit dy të rinjtë janë grindur për motive që ende nuk dihen./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj