Nis pastrimi e dezinfektimi i plazhit

Plazhi i Durrësit po bëhet gati për të pritur pushuesit, që pritet të vërshojnë me heqjen e pandemisë.

Punonjës dhe makineri të renda po punojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

“Kemi disa ditë që po merremi me heqjen e leshterikut,jemi në përfundim të punës. Besoj se ditët e hënë përfundojmë komplet dhe plazhi pas dezinfektimit të ditës së hënë është gati për të pritur pushuesit”, shprehet Alfred Dhuli drejtori i Shërbimit komunal.

Drejtoria e mirëmbajtjes thotë se i ka kapacitetet për të menaxhuar të gjithë vijën bregdetare nga Përroi i Agait deri tek Ura e Dajlanit.

“Në proces është gati 6 km vijë bregdetare duke filluar nga Përroi i Agait deri tek Ura e Dajlanit, është në përfundim. Më 1 Qershor hapet sezoni dhe ne jemi thuajse gati e kemi infrastrukturën gati për të përballuar çdo lloj fluksi njerëzish. Ne i kemi marrë mjetet fondet, jemi në gatishmëri”.

Në Durrës këtë vit plazhet private do të kenë vetëm hotelet, sipas numrit të dhomave që disponojnë. Ndërsa pjesa tjetër do t’i kthehet publikut, i cili do të duhet të respektojë distancën në vendosjen e çadrave.

Tv Klan