Njerëzit kanë braktisur shtëpitë për të qenë pranë detit. Mijëra pushues kanë udhëtuar këtë fundjavë plazheve të Durrësit. Deti shikohet si e vetmja mundësi për të kaluar ditët e nxehta të Gushtit.

Plazhi publik nga ura e Dajlanit deri në Plepa e më gjerë, ka pritur dhe fluksin më të madh të vendasve dhe turistëve.

Pushuesja:

 

Më ka pëlqyer në krahasim me vitet e tjera. Shumë qetësi dhe deti shumë i mirë.

Ndryshe nga muaji Korrik, Gushti ka sjellë dyndje më të madhe të pushuesve.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë bregdet për të kaluar pushimet verore./abcnews.al