Durrësi një ditë pas tërmetit

Durrësi një ditë pas tërmetit

16:06 22/09/2019

Banorët kalojnë natën jashtë

Në çdo lagje apo rrugë të qytetit gjen gjurmë të dëmeve të shkaktuara nga termetet. Plasaritje të mureve, rënie të suvasë, deri në shtesa pallatesh të shkëputura plotësisht nga struktura ekzistuese. Dëmet materiale janë të konsiderueshme edhe në ndërtesat e reja shumëkatëshe. Çarjet e mureve janë të dukshme. Isuf Sina është njëri prej banorëve, banesa e të cilit është dëmtuar.

Banorë të mbërthyer nga frika, nën ankthin e tërmeteve që goditën Durrësin, thonë se kaluan natën jashtë. Çadrat e ngritura nga Bashkia pranë stadiumit por edhe sheshet e hapura larg banesave, u mbipopullluan nga mijëra njerëz. Dëmet në  banesa janë të konsiderueshme.

Grupet e shtabit të emergjencave ndodhen në terren. Ata po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga dy tërmetet e nëdha e që pasuan nga të tjera pasgoditje më të vogla. Nga të dhënat paraprake flitet për 9 pallate dhe 188 shtëpi të  dëmtuara. Në Durrës 50 persona kërkuan ndihmë mjekësore. Pas Durrësit, qyteti më i goditur ishte Tirana. Në kryeqytet numërohen 187 dëmtime banesash si dhe 20 pallate që kanë pësuar çarje. Dëme të rënda pati një pallat në rrugën e Dibrës, ndërsa janë evidentuar pallate me çarje në zonën e Don Boskos dhe atë të Astirit.

Dëme ka pasur edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për shtëpi private, kryesisht nëpër fshatra. Lëkundjet kanë shkaktuar plasaritje banesazh edhe në Kavajë, Lezhë dhe Elbasan. 

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori