Vijon verifikimi i banesave të dëmtuara

Një muaj nga tërmeti tragjik, Durrësi duket se po rimëkëmbet  por në familjet më të dëmtuara shumë pak gjera kanë ndryshuar.

Të shumtë janë qytetarët që mbetën të pastrehë e që enden tek të afërmit, në hotele apo çadra.

Të tjerë 30 ditë pas  vijojnë të marrin ato pak orendi që kanë mbetur në shtëpitë  e shpallura të pabanuara.

 Ky banor i lagjes nr 17 thotë se apartamenti i është dëmtuar plotësisht, ndaj po shpërngulet për në një tjetër vend.

E njëjta panoramë shfaqet në çdo pallat të dëmtuar edhe në lagjen 6 e 7 të qytetit.

Drejtuesja e shtabit të emergjencave civile në Durrës Rovena Voda thotë se deri më tani numri i objekteve të inspektuara nga inxhinierë vendas dhe të huaj ka arritur në rreth 25 mijë, nga 42 mije vetëdeklarime të bëra nga banorët.

“Në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë prishur 68 ndërtesa. Faza e rikonstruksionit të objekteve nga bashkia e Durrësit ka nisur vetëm në pallatet e ndërruar para viteve 1993. Në këtë qark 4 mijë banorë  janë strehuar në hotele, ndërsa 6 mijë të tjerë në çadra pranë shtëpive të tyre.”

Tv Klan