Plazh i qetë dhe me çmime të lira

Plazhi i Durrësit në këtë fund Korriku vazhdon të jetë ndër me të preferuarit nga turistët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të vendosur prej ditësh aty, turistët nga trevat shqipfolëse flasin për pushime të qeta dhe të lira, pasi dhe çmimet thonë se janë të përballueshme.

Në Durrës ka dhe shumë turistë të huaj, të cilët shprehen të kënaqur me plazhin dhe kushtet duke thënë se do të rikthehen serish.

“Kam ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushimi me famijarët. Durrësi është një vend i bukur dhe me kënaqësi do të rikthehesha sërish këtu.”

“Me pëlqen ky vend. Vij nga Franca dhe do të vij sërish këtu me shumë dëshirë.”

Dhjetëditëshi i fundit i muajit Korrik ka shënuar dhe fluksin më të madh të pushuesve për këtë sezon veror. Ndërsa përgjatë Gushtit numri i atyre që zgjedhin Durrësin për të kaluar pushimet verore, sipas hotelerive, pritet të rritet ndjeshëm.

Tv Klan