Policia e Durrësit ka vënë në pranga Kryetarin e Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtare dhe një person tjetër.

Në sajë të operacionit të koduar “Azilkërkuesi”, specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, pas një pune intensive 1 – mujore, me metoda speciale të hetimit, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, konkretisht:

Ndrec Prenga 64 – vjeç, banues në Durrës, Kryetar i Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtar dhe Sabahet Manuka 65 – vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të Ish-Doganës, Tiranë, Manuka, u kap në flagrancë, duke i dhënë 300 € Ndrecës, në këmbim të një vërtetimi fakti që i ka dhënë ky i fundit, me qëllim për ta përdorur për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestruan:

• një sasi parash, 300€;

• 1 vulë;

• 3 telefona celularë.

photo 1

Materialet e sekuestruara

Ndrec Prenga është person me preçedentë penalë të mëparshëm , i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Mbi shtetasin Ndrec Prenga rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat “dhe”Falsifikimi i dokumenteve” ndërsa “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”në ngarkim të shtetases Sabahet Manuka.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ./tvklan.al