“KED është institucion i pavarur”

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është thirrur këtë të premte për të raportuar përpara Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Dvorani i quajti spekulime akuzat e presidentit Meta në lidhje me emërimet e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i KED-së e cilësoi të pavend dhe tejkalim kompetencash shkresën e Presidentit në 31 Gusht të 2019-ës ku i tërhiqte vëmendjen Këshillit të Emërimeve për procesin e zgjedhjes së kandidatëve.

Ardian Dvorani tha se Këshilli i Emërimeve është përballur me një situatë të jashtëzakonshme pasi shumë kandidatë kishin aplikuar njëherësh në shumë vende vakante për institucionet e reja.

Kreu i KED është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” ndaj të cilit Meta ka njoftuar edhe protestën e 2 Marsit.

Tv Klan