Dy aksidente brenda 20 minutave në Tiranë, plagoset një i moshuar dhe një i mitur



Dy aksidente brenda 20 minutave në Tiranë, plagoset një i moshuar dhe një i mitur

15:14 14/05/2021

Dy aksidente në një hapësirë kohore kanë ndodhur sot në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti i parë ka ndodhur  rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” ku mjeti kamion me drejtues E. K., 37 vjeç, ka aksidentuar G. R., rreth 60 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Mësohet se i moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti  me drejtuese S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth  8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al







Të ngjashme