Vdes 4 vjeçari në Fushë-Krujë. Në Tiranë humb jetën kalimtari
Dy aksidente me pasojë vdekjen ndodhën këtë të Shtunë në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.
Në kryeqytet në afërsi të mbikalimit të TEG-ut, humbi jetën një kalimtar i moshës 55-vjeçare. Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 23 vjeçar me inicialet A.B.
Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë. Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Tv Klan