Në dy operacione të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë, policia ka sekuestruar në total 98 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar 3 persona.

Në Sarandë gjatë operacionit të koduar “Shëndëllia”, u sekuestruan 83 kg kanabis dhe u arrestuan babë e bir, K.Ll 48 vjeç dhe F.Ll. 18 vjeç. Ata kishin fshehur në banesë sasinë e lëndës narkotike. Të arrestuarve iu sekuestruan edhe disa fara kanabisi ku dyshohet se kishin kultivuar kanabis në kubikë.

Ndërsa në Vlorë u realizua operacioni “Kota”, ku u arrestua një 31-vjeçar me iniciale G.H. Në automjetin me të cilin udhëtonte në aksin Lapardha – Kotë, u gjetën dhe sekuestruan 15 kg kanabis.

/tvklan.al