policia_antieksploziv

Në kohën kur masat e sigurisë janë shtuar në Tiranë dhe policia ka kaluar në gjendje gadishmëri, pas informacioneve të shërbimeve të huaja sekrete, se Shqipëria është në shënjestër të sulmeve terroriste, në vend ka nisur stina e alarmeve false për bombë.

Një alarm i tillë mbërriti paradite në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një telefonatë lajmëronte praninë e një bombe në Fakultetin e Shkencave Sociale, në bulveradin “Barjam Curri”.

Policia bëri evakuimin e studentëve dhe stafit, ndërsa policia krijoi një perimetër sigurie.

Disa minuta më vonë mbërriti dhe Njësia Anti-Eksploziv.

Pas kontrollit të ambienteve të Fakultetit nga punonjësit e policisë, nuk u gjet asnjë send i dyshuar si bombë.

Pak minuta me vonë u njoftua dhe për një alarm tjetër në Fakultetin e Drejtësisë, i cili rezultoi gjithashtu i rremë.

Tv Klan