Mes dy analistëve Lorenc Vangjeli dhe Fitim Zekthi ka patur një debat në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku po diskutohej për kreun e KED-së Ardian Dvorani, i cili është akuzuar nga Presidenti Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës.

Lorenc Vangjeli ishte duke folur, kur në fund të minutazhit të tij ndërhyri analisti tjetër Fitim Zekthi.

“O Fitim më dëgjo se nuk humbet asgjë”, iu drejtua Lorenc Vangjeli kolegut Zekthi, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se “Vangjeli pretendon të ketë dije superiore”.

Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një debat me tone të larta, ndërsa drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ju uli mikrofonat si një përpjekje për të rivendosur qetësi në studio. /tvklan.al