“The Voice” në Amerikë bën bashkë Bebe Rexhen dhe Dua Lipën. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare do të jenë ndihmës trajnere në skuadrën “Blake” në sezonin e këtij viti. Përkrah dyshes së përzgjedhur do të jetë edhe Jonas Brothers dhe Ella Mai.

Secila nga këngëtaret nuk vonoi dhe e postoi këtë lajm menjëherë në rrjetin social Instagram. “Gjejeni çfarë? Do jem trajnere këtë vit e The Voice. Faleminderit që më përzgjodhët”, shkroi Bebe.

Ndërkohë shkrimi i Duas ishte: “Faleminderit që më keni zgjedhur në këtë pozicion. Do t’ia kalojmë shumë mirë”.

Tashmë hashtagu #Team Blake nuk do të mungojë në profilet e tyre në mbështetje të skuadrës që kanë. Pritet që ky kompeticion t’i forcojë marrëdhëniet e tyre dhe të shërbejë si një indicie për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm, dëshirë kjo e shumë fansave.

Klan Plus