Vijon të jetë problematike situata me zjarret në bashkinë Finiq, ndërsa në Dropull situata duket pa rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy avionë të tipit Canadair kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në të dy bashkitë.

Situata më e rënduar është mbi fshatin Kardhikaq në kufi me Delvinën, ku po hidhet ujë nga avionët e ardhur nga Greqia, për të mbajtur larg rrezikun për banesat.

Një ditë më parë, dy zjarrfikës mbetën të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. 

Klan News