Dy të rinj kanë humbur jetën pasi u rrëzuan në një greminë në fshatin Buzhalë të Pukës. Mësohet se viktimat kanë qenë barinj. Ata kishin dalë për të gjetur bagëtitë dhe për shkak të furtunës dhe erës së fortë u rrëzuan në greminë. Policia, e cila shkoi në vendngjarje, gjeti trupat e pajetë të dy të rinjve. Viktimat janë T.P. 20 vjeç dhe K.M. 24 vjeç.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 23.02.2019, rreth  orës 14:00, nga familjarët , janë gjetur të pa jetë  në greminë  shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në Mal. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/tvklan.al