Dy vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj krijuan një atmosferë vërtetë gazmore në skenën e 

“Dance With Me”.

Kureshtare për faktin sesi arrijnë t’i dallojnë njerëzit nga njëri-tjetri, Alketa Vejsiu u shtroi atyre këtë pyetje: Çfarë ndodh për shembull kur juve ju pëlqen e njëjta vajzë, ose e njëjta vajzë ju pëlqen të dyve. Si sqarohet kjo çështje?

“Tornado”,

u përgjigjën dy aktorët e humorit, ndërsa rrëfyen për publikun edhe një situatë komike.

Donald Veshaj:

Është një gjë që ne na ndodh shpesh. Të tregoj një rast. Vjen një vajzë më ndalon përballë dhe më puth direkt, pa fol, pa thënë çkemi…Unë nuk e dija se kush ishte.

Romeo Veshaj:

E di si m’u justifikua mua? E vazhdova punën deri në fund që të mos dilje ti keq.

Donald Veshaj:

Kishte dalë një natë më parë me atë vajzën dhe nuk më kishte treguar.

Romeo Veshaj:

Unë atëherë e kuptova sa më donte im vëlla.

/tvklan.al