Klubi i Manchester Cityt pritet të përballet me sanksione të rënda financiare pasi u shpall fajtor për më shumë se 100 shkelje të rregullave.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, përjashtimi i menjëhershëm drejt ligës së katërt angleze duket një skenar i vështirë. Megjithatë, autoritetet drejtuese po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të një zbritjeje drastike pikësh në kampionat.
Kjo masë disiplinore do të çonte automatikisht në rënien e klubit nga elita e futbollit anglez. Përveç zbritjes nga kategoria, ndaj kampionëve në fuqi pritet të aplikohet edhe një gjobë e majme financiare.
Ndëshkimi mund të përfshijë gjithashtu një penalizim të dytë pikësh që do t’i detyronte ta kalonin më shumë se një edicion në kategorinë e dytë.
Zhvillime të reja zyrtare rreth kësaj çështjeje pritet të publikohen gjatë ditëve të ardhshme. Nga ana tjetër, drejtuesit e Manchester Cityt vazhdojnë të pretendojnë pafajësinë e tyre të plotë përballë të gjitha akuzave.
/tvklan.al












Botërori 2026 
