Dy derbi do të luhen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Pas Milan – Inter në këtë fazë të aktivitetit do të jetë edhe Juventus – Torino.

Ekipi i Allgerit mundi Genoan me rezultatin 2 – 0. Argjentinasit Dybala dhe Higuain ishin shënuesit për Juve. Më herët të mërkurën Torino triumfoi 2 – 1 në fushën e Romes. Ky rezultat mund të quhet një surprizë.

Atalanta do të luajë me Napolin në çerekfinalet e kupës. Skuadra bergamaske arriti të kalojë Sassuolon, ndërsa Etrit Berisha qëndroi në stol.

Berisha do të përballet me Elseid Hysajn për një vend në gjysmëfinale. Një tjetër sfidë çerekfinale është ajo mes Lazios dhe Fiorentinës. Takimet do të zhvillohen më 26 e 27 dhjetor dhe 2 e 3 janar./Tv Klan