Dy divat në një show të vërtetë

Posta

Dy divat në një show të vërtetë

20:18 27/09/2019

Eventi më i madh i sportit në botë, Super Bowl, vitin e ardhshëm premton spektakël. Jo vetëm në fushën e futbollit, por dhe në performancën e zjarrtë që krijohet para nisjes së eventit.

Shakira dhe Jennifer Lopez do të jenë dy këngëtaret të cilat do të performojnë në këtë event, i cili vitin e kaluar u ndoq nga më shumë se 98 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Super Bowl do të mbahet vitin që vjen më datë 20 Shkurt në Hard Rock Stadium në Miami. JLO dhe Shakira dallojnë për shfaqjet e çmendura në koncerte.

Kolumbiania është një ndër artistet më të njohura të muzikës ameriko-latine dhe me tre çmime Grammy. Ndërkohë Lopez është padyshim këngëtarja dhe aktorja më seksi në Hollywood, me suksese të njëpasnjëshme.

Të dyja vajzat janë shfaqur shumë entuziaste, duke premtuar një show të vërtetë.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi