44 qytetarë humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Bullgari.

Burime brenda policisë kanë bërë të ditur për “Alsat” se në mesin e viktimave janë edhe dy nëpunës policie.

Duke u bazuar në informacionet e siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë.

Këtë lajm të trishtë e kanë konfirmuar dhe vetë familjarët duke publikuar fotografi të viktimave në rrjetet sociale.

Informacioni është konfirmuar nga burime policore, por duhet pritur ekspertiza nga autoritetet bullgare për konfirmim zyrtar./tvklan.al