Emisioni “Stop” është ndalur në njësinë 2, në një pallat 10 katësh në Durrës me ndërtues Mimi Sukaj.

Për këtë pallat kanë dalë 2 akt-konstatime: i pari, që thotë, se është i banueshëm dhe i dyti, që thotë është i pabanueshëm, sepse ka pësuar përdredhje.

Banorët thonë, se në këto kushte, ndjehen të trembur e flenë në hotele, tek të afërmit, apo në makina.

Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, pronari i tij ka sjellë 3 punëtorë, që të riparojnë c’të munden.

Së fundi zëvendësministri, Artan Shkreli dhe drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, e quajtën absolutisht të paligjshme ndërhyrjen në pallatet e dëmtuar nga tërmeti.

Gazetarja: Pas rastit të 11 katëshit në lagjen Plazh Durrës ku administratorët e pallatit, pavarësisht se pallati është i pabanueshëm, historia përsëritet. Këtu ndodhemi tek njësia, 2, lagjja 6, tek pallati 10 katësh i ndërtuesit Mimi Sukaj. Edhe ky është një ndër pallatet i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Diana Rakipi (banore e këtij pallati): Me gjithë traumat që kemi hequr, dhe dëmet e mëdha, këtu akoma po luhet një spektakël bukurie, sepse me datë 1/ 12/ 2019, kanë dhënë një akt-konstatimi vetëm për riparim.

Gazetarja: Dëmet e pallatit ishin thjeshtë për riparim murature shkalle dhe rindërtim murature pjesore.

Diana Rakipi: Me datë 4/ 12/ 2019, një grup amerikanësh kanë konstatuar dëme të rëndë të strukturës dhe muraturës, pallati ka krijuar plasaritje dhe përdredhje…

Gazetarja: Si përdredhje?

Diana Rakipi: Ka bërë një balet… amerikani tha që janë kollona të thyera.

Ekspertët amerikanë (përkthyesi)- Objekti është i projektuar domethënë, në mënyrë të tillë, që është hequr sipër. Tërmeti që ka rënë në këtë drejtim…këto kanë parë edhe shumë tërmete të tjera, ka qenë horizontal, në këtë drejtim…

Qytetari-Po!

Ekspertët amerikanë (përkthyesi)- Tek ky ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, kolona këtu ka ngrënë një përdredhje.

Diana Rakipi: Të bllokohet urgjentisht dhe të mos lejohet hyrja e banorëve…

Gazetarja: Ndërkohë duhet theksuar se ky pallat është shpallur i pabanueshëm, pra në këto kushte jemi me dy akt-konstatime që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. I pari del me vendimin që mund të riparohet, ndërkohë i dyti del i pabanueshëm. Ju çfarë keni bërë këto ditë? Jeni futur në pallat?

Diana Rakipi: Absolutisht, s’ka njeri fare. Në hotel, privatisht.

Banori: Unë po fle aktualisht tek shtëpia e babait që është pallat i vjetër, ndërkohë kam aplikuar sepse jam ndarë familjarisht tani, nuk fle as me nusen, as me gocën, për arsye të kësaj katastrofe…

Banori: Ke prindërit e mi në qeret të Durrësit.

Banori: Kam gjet shtëpi me qira.

Banori: Personalisht jetoj tek kazermën e zjarrfikëses tek porti, nusen e kam nis tek porti.

Gazetarja: Duke qenë se dëmet tek ky pallat janë tepër të mëdha, atëherë, më duhej pak forcë e zemër, dhe për këtë arsye më duhej pak forcë dhe zemër, e për këtë kam burrneshën e gjithë Shqipërisë, Diana Rakipin. Do më shoqërosh?

Diana Rakipi: Patjetër… Gjithë faqja këtu ka qenë me këto pllaka, ta prekësh me dorë, ja… pa asnjë lidhje. Shikoje këtë murin e rrezikshëm, që të gjitha pallatet janë bërë ku është ashensori me beton, ky është bërë me kartonxhez, a thua se ky është pallat kryevepër. Ka rënë komplet kartonxhezi poshtë… shikoje, muri ndarës…. gjithë kjo është kartonxhes, me tapa që i kanë bo… Kur ndërtonin atëherë me punë vullnetare, kam punuar 6 ndërtesa dhe nuk na lejonte specialisti dhe na shikonte si e bëjmë tullën. Ra tërmeti që zbuloi shumë dëme dhe pisllëqe që janë bërë . E shikon këtë hapësirën këtu? Kjo ishte për të kaluar ne si banorë pallati rreth e qark, meqë shfrytëzuan këtë këtu ia shtoi dhe dy kate të tjera firma.

Gazetarja: është shtesë ajo?

Diana Rakipi: Po është shtesë… çfarë kolone është ajo? Punohet jashtë kolone? Asnjëherë në botë! Atëherë shiko mobiliet e qytetarëve. Urdhëro hekurin këtu, edhe e këtej zonjë, janë pa lidhje fare shkallët, shiko si janë shkëputur komplet…

Banori : Mund të futem tek shtëpia ime dhe të shohin se në gjendje katastrofike është…na kanë katandis të flasim me vete.

Gazetarja: Sa e keni blerë këtë banesë?

Banori: Kjo është blerë diku 68 mijë euro. Kërkojmë të dalë akt-ekspertiza, siç kanë shkruajtur amerikanët, që ky pallat është i pagabueshëm, është e frikshme që jo vetëm ne si banorë, por dhe ata që janë përballë, që të jetojnë në pallatet e veta…

Gazetarja: Ja dhe momenti kur “Stop” kap “mat” punëtorët tek ky pallat…

Banorët iu drejtohen punëtorëve: O lale, hajde mos na vono kot, hajde dil tashi… pse rri fshehur ti?

Gazetarja: Jeni punëtor? Ju ka sjellë administratori?

Punëtori: jo s’jemi…

Qytetari: jo jo, ky është punëtori, ky është shërbëtori i administratorit, për çdo gjë në pallat ky vjen.

Gazetarja i drejtohet një prej punëtorëve: Kush ju ka sjellë këtu?

Punëtori 1: Na kanë marrë tek shtëpia, unë nuk e njoh.

Gazetarja: Po kush ju ka sjellë këtu mor vlla?

Punëtori 2: Na kanë sjellë këtu, hajde hiqni ca materiale

Punëtori 1: Nuk ia di emrin.

Gazetarja: Po si vjen ti këtu?

Punëtori 1: po s’ma ka treguar emrin  pra…

Punëtori 2: Po mirë ne ikim.

Gazetarja: Po e kuptoni që është e rrezikshme të futesh këtu?

Punëtori 2: Po mirë pra dhe ne ikim…

Banori: Unë nuk e kuptoj ca  kërkojnë ata që sjellin punëtorë? Çfarë do rregullojnë? Ky nuk ka shans të rregullohet më. O do hidhet i gjithi, o do hidhen ata…

Gazetarja: Por a është e lejueshme ndërhyrje tek këto banesa pa pasur një akt-ekspertize?

Artan Shkreli: Është krejtësisht e patole5rueshme që qoftë administratorët, qoftë edhe poseduesit privat të apartamente apo lokale të ndryshme, të fillojnë të bëjnë riparime pa marrë më parë një leje. Ka dalë dhe një VKM e posaçme për këtë, merret brenda 24 orëve kur bëhet fjalë për riparime të lehta. Kur bëhet fjalë për dëmtime të rënda, duhet miratuar nga Instituti i ndërtimit.

Agron Hysenlliu: Këta lloj adminsitratorësh nuk do të bëjnë asnjë veprim pa marrë lejet, mbi bazën e akt-konstatimit, nuk do të bëhen riparimet pa u parë nga grupi i dytë, i cili do të bëjë akt-inspektimin.

Artan Shkreli: Mbulimi i strukturave çon në atë që objektet e pa ekspertuara mos të kenë mundësi ekspertët të shikojnë nëse dëmtimet janë strukturore apo jo. Kjo vë në rrezik jetëgjatësinë e objektit, por edhe jetën e njerëzve. Çdo ndërtues që vë dorë, banorët e pallatit që shohin që ai nuk është i autorizuar, duhet ta denoncojnë sepse rrezikon zhdukjen e gjurmëve konstruktive, duke cenuar sigurinë e të gjithëve.

Agron Hysenlliu: Për të gjithë banorët që shohin shkelje të bëjnë denoncimet përkatëse. /tvklan.al