Dy foshnja nga Durrësi lindin në Prizren

Dy foshnja nga Durrësi lindin në Prizren

21:57 03/12/2019

Njëra prej nënave ishte e strehuar në çadër

Ishte në Durrës në shtëpinë e saj bashkë me gjashtë fëmijët kur ndodhi tërmeti. Ndonëse në muajin e nëntë të shtatzënisë, Manushaqe Hoda u detyrua t’i kalojë dy netë nën tenda.

“Nuk rrinim dot jashtë se ishte ftohtë pastaj vendosëm të shkojmë te çadrat. Nga çadrat jemi nis për Kosovë”.

Kurrë nuk e kishte menduar më herët që fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në Kosovë, konkretisht në Prizren.

Atë e ka vizituar sot ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ndërsa nga hutimi nuk kanë menduar fare për emër.

Por nuk është vetëm Manushaqja nga Durrësi që ka sjellë fëmijë në jetë në Prizren. Në po të njëjtën ditë, një nënë tjetër, Morena Selimi, po durrsake, ka sjellë në jetë një foshnjë të gjinisë mashkullore.

Të dy foshnjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë. Qyteti i Prizrenit ka numrin më të madh të qytetarëve të ardhur nga qytetet e Shqipërisë të prekur nga tërmeti.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi