Manchester City ka njoftuar këtë të hënë se dy futbollistë kanë rezultuar me COVID-19. Në një njoftim për mediat, klubi anglez shkruan se Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte pas testimit të kryer kanë rezultuar me koronavirus.

Po ashtu bëhet me dije se të dy lojtarët janë mirë me shëndet dhe janë izoluar në banesë në përputhje me protokollin e Premier League dhe qeverisë së Mbretësisë së Bashkuar.

Mahrez dhe Laporte nuk kanë shenja të COVID-19, por sërish ata do jenë nën vëzhgimin e mjekëve. “Klubi i uroj Riyad dhe Aymeric një shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje për të nisur sezonin e ri”, mbyllet njoftimi i klubit./tvklan.al