Myrto Uzuni, realizoi dy gola në ndeshjen e skuadrës së tij, Granada, kundër Real Sociedad, të vlefshme për javën e 28-të të La Liga.

Uzuni realizoi fillimisht me penallti në minutën e 21 dhe pas barazimit të miqve, riktheu epërsinë në fund të pjesës së parë. Ky ishte goli i nëntë i shqiptarit në këtë edicion në La Liga, ndërsa numëron edhe një asist.

Por dy golat e sulmuesit shqiptar nuk i sollën fitoren Granadës, pasi në 10 minutat e fundit Sociedad e përmbysi rezultatin duke fituar 3-2.

Klan News