Po vinin nga Anglia, paratë nuk i deklaruan

Dy grave që po futeshin në Shqipëri, Doganat dhe Policia u kanë zbuluar 42 mijë Paund të padeklaruara.

Fillimisht u zbulua një 46-vjeçare që po vinte nga Anglia me rreth 32 mijë Paund. Më pas një 20-vjeçarje iu gjetën 10 mijë Paund të futura në çantën e dorë.

Të dyja akuzohen për mosdeklarim të ardhurash, ndërkohë që janë sekuestruar paratë.

Tv Klan