Policia ka sekuestruar filmimet e dy kamerave të sigurisë, të cilat kanë filmuar momentin e ekzekutimit me armë zjarri, të 41 vjeçarit Ajet Zeqaj.

Regjistrimet e kameras së këtij marketi dhe kësaj qendre interneti janë  sekuestruar nga grupi hetimor gjatë paradites së të enjtes.

Ish-efektivi i policisë, që jetonte në Francë prej kohësh dhe ishte kthyer në Shqipëri 20 ditë me parë, u qëllua me 5 plumba.

Zeqaj u qëllua teksa ishte nën shoqerinë e një mikut të tij. Burime të policise thane për Tv Klan se ai ka treguar se si atentatori, i maskuar dhe me një kapele në kokë, e qëlloi në pak sekonda dhe u zhduk nga ky tunel, që të çon në rrugën “Sami Frashëri”. Ai nuk ka mundur ta shohë në fytyrë.

Përpara se të futej në tunel, vrasësi ka hedhur pistoletën me silenciator poshtë kësaj makinë.

Me qëllim identifikimin e autorit në cilësinë e provës material janë sekuestruar dhe regjistrimet e 8 kamerave të tjera sigurie në biznese në intervalin e rrugëve Sami Frashëri, “Pjetër Bogdani”, Gjin Bue Shpata.

Pistat kryesore të hetimit ku është përqëndruar  grupi hetimor janë ato të konflikteteve për shkak të aktivtetit të Zeqajt në Francë, aktiviteti gjatë viteve 2000 në Shqipëri, por nuk përjashtohet  gjithashtu  dhe pista e hakmarrjes për probleme familjare, për shkak të divorcit me bashkëshorten.

Zeqaj gjatë viteve 96 – 98 ka qenë pjesë e forcave special të ushtrisë, ndërsa në vitin 2001-2002 ka punuar si punonjës i policisë rrugore.

TV Klan