Zana Çela dhe Josif Gjipali janë dy emrat pretendentë për Drejtor të Përgjithshëm të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në perfundim të garës, nga gjashtë kandidaturat, Ministria e Kulturës vlëresoi si platforma më të mira, ata të producentes Zana Çela dhe tenorit Josif Gjipali.

Në vendimin e Ministrisë së Kulturës thuhet se perzgjedhja u be pas studimit të aplikimeve dhe zhvillimit të intervistave individuale me secilin nga konkurrentët.  Mes dy kandidateve kryeministri Rama do te perzgjedhe vetem njeren, e cila do te votohet ne mbeledhjen e qeveris, me 31 Gusht.

Si Zana Çela dhe Josif  Gjipali janë emra më një karrierë të konsoliduar. Themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja” ka qene drejtore e TKOB në vitin 2000-2003, ku u largua pas një situate konfliktuale me artistët.

Josif  Gjipali, këngëtari lirik i skenave të njohura në Evropë, me nje karriere te shkelqyer, kryesisht në Itali, prej mëse një viti është rikthyer në Shqiperi dhe është pedagog i kantos në Universitetin e Arteve.

Tv Klan