Kompanitë  Geely Automobile Holdings dhe Zhejiang Geely Holding Group do të formojnë një ndërmarrje të përbashkët për automjete elektrike dhe prezantohen në treg me emrin e ri Zeekr. Kjo lëvizje e dy kompanive vjen pasi në vitin 2019 fitimet e tyre ranë me 32%.

Geely Automobile ka deklaruar se sipërmarrja do të punojë në kërkimin dhe zhvillimin, blerjen dhe shitjen e automjeteve elektrike inteligjente nën markën Zeekr.

Dy kompanitë pritet që të investojnë 2 miliardë Juanë në sipërmarrjen e re dhe Geely Automobile do të zotërojë 51% të kompanisë së re. Retuers bën me dije se këto lëvizje të kompanive janë konfirmuar nga burime shumë afër tyre.

Geely Automobile me bazë në Hangzhou, është prodhuesi më i madh automobilistik kinez në botë për shkak të investimeve në grupin Volvo Cars dhe Daimler AG. Në viti 2020 arriti fitime deri në 850 milionë Dollarë./tvklan.al