Autoritetet doganore të Maltës kanë konfiskuar një sasi prej 91.25 kg kokainë në portin e “Freeport”. Operacioni që nisi të dielën e 14 Prillit ka zgjatur më shumë se 19 orë dhe u finalizua mëngjesin e së hënës. Kokaina ishte e ndarë në tre konteinerë të ndryshëm. Në total u sekuestruan 76 pako dhe vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet rreth 10 milionë Euro.

Nga skanimi i tre konteinerëve, autoritetet doganore malteze vunë re parregullsi. KOntrollet e imtësishme zbuluan se në të tre kishte pako me kokainë.

Në konteinerin e parë u sekuestruan 20 pako kokainë me peshë 24 kg me vlerë 2.7 milionë Euro. Në konteinerin e dytë u sekuestruan 40 pako kokainë me peshë 48 kg me vlerë 5.4 milionë Euro. Ndërsa në konteinerin e tretë u bllokuan 16 pako kokainë me peshë 19 kg me vlerë 2.2 milionë Euro. Pra, në Shqipëri ishte destinuar për të mbërritur 43 kg kokainë me vlerë 4.9 milionë Euro.

Zyrtarisht, Dogana e Maltës thotë se destiancioni i konteinerit të parë dhe të tretë ishte porti i Durrësit në Shqipëri, të cilat ishin nisur nga Amerika e Jugut dhe kishin kaluar tranzit në Maltë. Ndërsa konteineri i dytë do të mbërrinte në portin e Selanikut në Greqi. Më 7 Prill ishte hera e parafundit kur u kap sërish kokainë në Maltë e fshehur në konteinerë.

/tvklan.al