Lideri komunist Kim Jong Un ka shijuar performancën e këngëtarëve koreano-jugorë. Koncerti u mbajt në një nga sallat më të mëdha tw teatrit në Penian. Sipas mediave koreane, artistët do të qëndrojnë në kryeqytetin komunist edhe për disa ditë, pasi do të zhvillohen dhe 2 koncerte.

Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që artistët koreano-jugorë performojnw në shtetin komunist që prej ndarjes së dy Koreve. Performanca më e shumëpritur nga të gjithë ishte ajo e grupit “Red Velvet”. 4 vajzat simpatike kënduan dhe kërcyen disa nga këngët e tyre më të famshme, të zhanrit të muzikës pop.

Kujtojmë që kohë më parë delegacioni koreano-verior vizitoi qytetin Pyongchang për Lojërat Olimpike Dimërore në Kore të Jugut.

Klan Plus