Dy kushërinj janë konfliktuar mes tyre dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:35 në fshatin Dushk të Belshit. Policia thotë se B.M. 60 vjeç dhe Sh.M. 66 vjeç u konfliktuan për motive të dobëta dhe më pas u goditën me sëpatë.

Për pasojë mbetën të dy të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Elbasanit. Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes. /tvklan.al