Tirana Taekwondo shpallet ekipi më i mirë në Kupën Asteriks një aktivitet i mbajtur në Beograd me pjesëmarrjen e 870 atletëve, 92 klube nga 18 vende të ndryshme të botës. Pavarësisht se nuk është mundësia për pikë olimpike, kjo garë ka rëndësinë e saj të madhe për sportistët shqiptarë

“Na shërben se njohim kundërshtarët në nivel ndërkombëtar”.

Juirdo Çani veç medaljes së artë mori edhe kupën si sportisti më i mirë teknik i aktivitetit pasi ishte i pagabueshëm në ndeshjet e tij. Goditjet e kundërshtarëve ishin mjaft të lehta për të

Medaljen e dytë të artë e mori Adieni Bajrami. Pika e tij më e fortë dhe goditja e paparashikueshme ishte pikërisht kjo, ku bajrami me të dyja këmbët njëkohësisht godet rivalët në tapet.

Në këtë turne klubi i Tiranës mori edhe 3 medalje argjendi dhe dy bronzi.

Tv Klan