E gjithë Shqipëria është vendosur në karantinë për shkak të masave të marra. Prej ditësh tashmë, ambientet publike janë urdhëruar që të qëndrojnë të mbyllura, në të kundërt pronarët e tyre gjobiten.

E megjithatë, rregullat e vendosura nga qeveria vijojnë të thyhen, në mënyra të ndryshme.

Në këto pamje të siguruara nga tvklan.al mund shihet momenti kur efektivët e policisë gjejnë të fshehur brenda një lokali me qepen të mbyllur 3 persona.

Efektivët i drejtohen ambientit dhe atyre u përgjigjet një zonjë, e cila pasi del nga hapësira e qepenit pak të ngritur u thotë se brenda nuk ka njeri. Por kur efektivët futen në lokal, të mbuluar me copë në pjesën e banakut gjejnë një burrë, ndërsa një tjetër del nga tualeti…

Gjoba për pronarët e lokaleve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin shkon në 1 milion lekë./tvklan.al