Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në muajin Nëntor. Kuqezinjtë do të përballen në “Air Albania”, me Çekinë më 16 nëntor dhe më pas me Ukrainën 3 ditë më vonë, sfida të cilat do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

Dy takimet do të luhen në Tiranë, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat, për tifozët që duan t’i ndjekin ndeshjet në stadium.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në “ebileta.al” dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

/tvklan.al