Për shumë individë, periudha e kaluar në shtëpi dhe nivelet e rritura të stresit që lidhen me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19 shkaktuan një çrregullim në mënyrën e të ngrënit.

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se dy në tre të rritur luftuan me shtimin e peshës, gjatë periudhës së izolimit.

Autorja e studimit, Sarah-Elizabeth Bennett u shpreh: Izolimi  në mënyrë të pashmangshme kishte një efekt në zgjedhjet tona rreth ushqimit, pijeve dhe aktivitetit. Studimi ynë tregon se si pasojë njërëzit kanë shtuar peshë në izolim.

Gjithashtu gjatë izolimit, njerëzit janë drejtuar drejt ushqimeve të pashëndetshme, ëmbëlsirave dhe kjo është një faktor kyesor i shtimit në peshë.

Pothuajse një e treta e personave të përfshirë në studim u shprehën se kishin fituar peshë.

Zëvendësimi i vakteve të pashëndetshme me ushqime të shëndetshme dhe kufizimi i ngrënies  natën vonë konsiderohet si një strategji e thjeshtë dietike për të përmirësuar shëndetin dhe për të hequr kilogramët e tepërt./tvklan.al