Kontrolle edhe në Shqipëri, me urdhër të Europol

Pandemia e COVID-19 është shfrytëzuar edhe nga grupet kriminale, për shpërndarjen e paligjshme të mbetjeve sanitare. Një operacion i Europol, ka goditur një rrjet që merrej me tregtinë e mbetjeve nga COVID-19, duke falsifikuar dokumentet.

Mbetjet spitalore pas trajtimit të pacientëve me COVID-19, nuk sterilizoheshin dhe sipas Europol, rrezikonin shëndetin e mijëra personave pasi hidheshin në mjedise jashtë kushteve të domosdoshme higjienike.

30 vende u angazhuar për më shumë se 278 mijë kontrolle në Evropë, mes të cilave edhe Shqipëria që zhvilloi 7 kontrolle.

Në Shqipëri nuk rezultoi të kishte ndonjë kompani që nuk I trajtonte mbetjet nga COVID-19 siç parashikon ligji. Nga kontrolli rezultoi që të gjitha sterilizoheshin. Pjesë e hetimeve ishte edhe një kompani në Slloveni që kishte operuar më parë në Ballkan, por sipas Policisë Shqiptare, jo në vendin tonë. Gjatë operacionit janë kryer 102 arrestime, janë bërë 22 sekuestrime të mbetjeve dhe 800 mijë euro asete të bllokuara.

Ndërkohë Europol ka zhvilluar edhe një operacion tjetër për faqet e internetit që shisnin mallrat ë skaduara. Në vendin tonë janë bllokuar nga krimi kibernetik disa domaine, të cilat përdoreshin për të shitur mallra jashtë çdo cilësie.

Tv Klan