KEDS: Çmimi i energjisë në bursa u rrit shumë

Duke nisur nga 15 Gushti në Kosovë rikthehen kufizimet e furnizimit me energji elektrike. Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, KEDS ka njoftuar se pas 6 orësh furnizim me energjie elektrike do te ketë dy orë do të ketë reduktime të energjisë.

Ndërprerja fillon që nga ora tetë e mëngjesit dhe këto kufizime vijnë me kërkesë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës.

KEDS u arsyetua se vendimi për kufizime u mor për shkak se nuk ka mundësi financiare për blerjen e energjisë nga jashtë, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur shumë.  

Vetëm disa ditë më parë çmimi arriti rekordin në mbi 735 EUR/Megavat për orë. KEDS tha se për shkak të rritjes së çmimeve të importit, kjo kompani dhe KESCO vitin e kaluar e kishin përmbyllur vitin me mbi 46 milionë euro humbje.

Për faktin se parashikohet një krizë e madhe, Kompania paralajmëron një dimër të vështirë përpara dhe u kërkon qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

Tv Klan